Në pranga kanë përfunduar dy persona, L. Sh., dhe A.K., të dy nga 28 vjeç me banim në SHBA.
Dy të rinj nga 28 vjeç me banim në SHBA u ndaluan në Kakavijë pasi në makinën me të cilën po dilnin nga Shqipëria, kishin fshehur disa doza kanabis. Në pranga kanë përfunduar dy persona, L. Sh., dhe A.K., të dy nga 28 vjeç me banim në SHBA. Të dy kishin në mjetin e tyre disa doza kanabis.
NJOFTIMI I PLOTË:
Dy të rinj nga 28 vjeç me banim në SHBA u ndaluan në Kakavijë pasi në makinën me të cilën po dilnin nga Shqipëria, kishin fshehur disa doza kanabis. Specialistët e Narkotikëve në Policinë e Gjirokastrës i referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” për dy shtetasit, L. Sh, 28 vjeç dhe A.K, 28 vjeç me banim në SHBA.
Në Pikën Kufitare të Kakavijës, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit shërbimet e Policisë, në automjetin “Benz” me të cilin udhëtonin të dy personat e mësipërm, u gjetën dhe u sekuestruan disa doza me kanabis. dosja e tyre iu dërgua Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.