Ndalohet në Kakavijë një prej të dyshuarve si ekzekutorët e tifozit grek

0

Policia greke ka ndaluar në një autobus të linjës Athinë-Tiranë, një shtetas kroat i dyshuar si pjesë e grupit që ekzekutuan një tifoz grek 29 vjeç një ditë më parë në Athinë.

Burime ekskluzive i thanë Top Channel se huligani kroat tentoi të largohet nga Greqia, por u ndalua në pikën e kufirit grek të Kakavijës.

Ai u prangos dhe para pak minutash u dërgua në drejtorinë e Policisë Janinë ku do të merret në pyetje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu