“Ndaloni vrasjet ose do e pësojnë shokët tuaj në burgje”, presidenti i Salvadorit, kërcënon bandat që po bëjnë “kërdinë”

0

Mijëra të burgosur janë grumbulluar brenda një burgu horror në El Salvador ndërsa vrasjet në burgje rriten dita-ditës. Anëtarët e burgosur të bandës i janë nënshtruar masave të rrepta, duke përfshirë mbylljen e përhershme në qelitë e tyre.

Fotot e publikuara nga The Sun, janë tronditëse pasi tregojnë kriminelët të rreshtuar të gjunjëzuar me duart e tyre të lidhura me pranga pas shpine ndërsa policia përpiqet t’i japë fund gjakderdhjes.

Presidenti i vendit Nayib Bukele u ka lëshuar një ultimatum bandave duke u thënë atyre të ndalojnë vrasjet ose të burgosur të tjerë do të paguajnë gjithashtu për to. Tweet-i i tij u shoqërua me pamjet e një bastisjeje në burg, në të cilën oficerët tërhiqnin të burgosur gjysmë të zhveshur nga qelitë e tyre, i detyronin të vrapojnë dhe t’i kontrollojnë në oborr.

Bukele gjithashtu ka dekretuar një “urgjencë maksimale” në të gjitha burgjet që nga e diela.

Bandat rivale që luftojnë për epërsi bëjnë që burgjet e El Salvadorit të jenë disa nga më të dhunshmet në botë. Rreth 16,000 prej tyre ndodhen pas hekurave në qarkun e Amerikës Qendrore, por ka pasur një rritje të vrasjeve ditët e fundit.

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur pasi po përballet me një valë të re të dhunës së bandave, me policinë që raportoi 87 të vdekur që nga e premtja.

Vrasjet dyshohet se janë urdhëruar nga bandat Mara Salvatrucha (MS-13) dhe Barrio 18. Ka rreth 70,000 anëtarë të MS-13, Barrio 18 dhe bandave të tjera në El Salvador dhe operacionet e tyre përfshijnë vrasje, zhvatje dhe trafik droge, sipas autoriteteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu