Ndarja nga jeta e “Chandler”, reagojnë për herë të parë 5 aktorët e “Friends”

0

“Një humbje të paimagjinueshme”. Kështu e kanë cilësuar vdekjen e Methju Perri-t, 5 shokët e tjerë të serialit hit, Friends, duke thyer heshtjen disa ditore.

Në një deklaratë të përbashkët, Jennifer Aniston, Courtney Cox, Matt LeBlanc, David Schwimmer dhe Lisa Kudrow u shprehën “thellësisht të tronditur” nga humbja e kolegut që vdiq të shtunën në moshën 54-vjeçare.

“Jemi të shkatërruar nga humbja e Matthew. Ne ishim më shumë se kolegë, ishim një familje. Ka aq shumë gjëra për t’u thënë por për momentin duam të marrim një moment për të mbajtur zi e për të përtypur këtë humbje të paimagjinueshme. Me kalimin e kohës do të themi më shumë.”, thuhet në deklaratën e përbashkët të aktorëve.

Perry njihej kryesisht për rolin e Chandler Bing, një prej personazhe me të pëlqyer të serialit më popullor të viteve 90-të.

Adhuruesit e shumtë të Sitcom=it në mbarë botën, nuk po i ndalin homazhet për 54 vjecarin, duke u mbledhur edhe para ndërtesës ku u xhirua Friends.

Megjithatë ai interepteoi edhe në një sërë filmash të tjerë përfshirë në Fools Rush In, me Salma Hajek në vitin 1997.

Kjo e fundit, i kushtoi një mesazh të ndjerë partnerit në film të cilin e vlerësoi për humorin, dhe zemrën e madhe.

Perry u gjet pa ndjenja xhakuzin e shtëpisë së tij në Los Angeles. Shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar ende, teksa autoritetet po presin rezultatin e testeve toksikologjike.

Për vite me radhë Perry ka luftuar me varësinë ndaj qetësuesve, alkoolit dhe drogat duke ushtruar në disa raste në klinika rehabilitimi.

Në vitin 2016 ishte shprehur se nuk i mbante mend tre vite xhirime të Friends, për shkak të drogës dhe alkoolit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu