Ndërmjetësit e pasurive rezerva për Pr/ligjin, Reinald Pipiria: Ministria e Drejtësisë del mbi vendimet e Gjykatave

0

Drejtori i shoqatës kombëtare të ndërmjetësve për pasuritë e paluajtshme, Reinald Pipiria gjatë një interviste për “Fax News” ka folur për draftin e profesionit të ndërmjetësit.

“Ne jemi njoftuar për një kohë shumë të shkurtër për konsultimin e projektligjin për pasuritë e paluajtshme. Na është lënë më pak se 28 orë, pothuajse një ditë pune. Ky projektligj ka ardhur në fazën përmbyllëse ishte shumë ndryshe nga projektligji të cilin ne e kishim konsultuar edhe më parë para rreth 1 viti.

Ka një ndryshim projektligji që është në platformën publike kombëtare për konsultim ka ndryshime nga ajo që na është sjellë në tavolinë më datën 3 nëntor. Dhe kjo është lënë që të konsultohet 3-5 nëntor të ishim takim me ministrinë. Kjo krijon një shqetësim për një kohë të shkurtër nuk mund të japim imputon tonë ndërtues, aq më tepër që ka ndryshime në ligj, janë prekur nene në ligj të cilat e vendosin sektorin në një pozitë të parehatshme dhe shumë të riskuar për influencat në të ardhmen.

Ka një përqëndrim të autoritetit në dorën e ministrit të drejtësisë duke tentuar për ta zhveshur nga pavarësia dhe vetëregullimi nga ky sektor io cili ka 25-30 vite që funksionon. Ka procese disiplinore që nisin me dyshime por pa u provuar në 100% në prova. Ka m,omente kur gjykatat vendosin në favor të ndërmjetësve dhe kjo nuk e ndalon ministrinë për të vazhduar procesin disiplinor. Ka vendimmarrje për sektorin, kodi etikët të cilat e nxjerrin jashtë loje aktorët që ka vite që funksionon.

A kishte nevojë or rregullim ligjor në sektorin tuaj? “Në këtë projektligj ka gjëra që janë bërë mirë, ka nene që rregullojnë marrëdhëniet kontraktuale midis ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme dhe klientëve të tyre. Këto janë bërë shumë mirë. Ka nene që lidhen me ndërmjetësit e huaj dhe kjo është shumë mirë. Në këtë kohë kur tregu është pjekur ka nevojë për një projektligj për ta rregulluar sidomos për pjesën e certifikimit dhe licencimit. Nëse shikojmë pjesën tjetër të ligjit në shumicën e kohës është zgjatim i ligjit për shoqëritë tregtare dhe sidomos i kuadrit rregullator për pastrimin e parave”, tha Pipiria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu