Ndërpriten plotësisht shërbimet e telekomunikacionit në Gazë

0

Teksa lufta  në Gazē vazhdon ,kompania palestineze e telekomunikacionit (PalTel) ka bërë të ditur se të gjitha shërbimet e komunikimit dhe të internetit në Rripin e Gazës janë ndërprerë plotësisht.

Më herët, kompania PalTel tha se shërbimet e telekomit në Qytetin e Gazës dhe në pjesën veriore të Rripit të Gazës u humbën për shkak të bombardimeve të vazhdueshme izraelite, duke theksuar se ekipet e saj teknike po përpiqen të rivendosin shërbimet.

Kjo është hera e katërt nga 7 tetori që shërbimet e telekomit në të gjithë enklavën e rrethuar po ndërpriten. Të premten, Izraeli rifilloi ofensivën ushtarake në Rripin e Gazës pas përfundimit të një pauze humanitare 1-javore me grupin palestinez Hamas.

15 899 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 42 mijë të tjerë janë plagosur është balanci  në sulmet e pamëshirshme ajrore dhe tokësore të Izraelit në enklavë që nga 7 tetori pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi.

Ndërkohë numri i të vdekurve izraelitë në sulmin e Hamasit është 1.200

 



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu