Ndërpritet ndeshja në Angli, për t’i dhënë ndihmë mjekësore një tifozi në tribunë

0

ANGLI – Dueli mes Millwall-it dhe Sunderland-it, në kuadër të xhiros së 16-të të Championship, është ndërprerë dje për shkak të një momenti emocionesh në tribuna.

Sipas gazetës ‘The Sun’, përplasja mes dy skuadrave të nivelit të dytë të futbollit anglez, u pezullua nga ekipi i arbitrave të ndeshjes, në krye të John Busby, pasi lojtarët kuptuan se një tifoz kishte nevojë për ndihmë mjekësore në tribunën The Den, të stadiumit të Millwall-it.

Përmes rrjeteve sociale, Millwall njoftoi tifozët e tij për atë që ndodhi në ndeshje: “Lojtarët u larguan nga fusha, pasi u ofrua ndihma mjekësore në tribuna. I urojmë më të mirën atyre që marrin kujdes mjekësor në këtë moment”, shkruan klubi anglez.

Sipas të njëjtit burim, ky tifoz është i skuadrës vendase dhe nuk dihet më shumë se çfarë ka çuar në nevojën për asistim apo gjendjen e tij pas ndërhyrjes në tribunë. Sa i përket ndeshjes, ajo ka përfunduar në barazim (1-1).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu