Ndërpritet në mes rruga për në Angli e katër personave. Çfarë iu zbulua nënës me djalin e mitur

0

 

Rezultoi pa sukses rruga që kishin nisur 4 shqiptarë për në Angli. Policia e Rinasit arrestoi dy persona, ndërsa dy të tjerë u proceduan penalisht, pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.

Policia sqaron se personat kishin prerë bileta për në Turqi dhe me pas do te shkonin ne Angli.

“Dy persona, F. R. 21 vjeç, dhe A.G., 22 vjeç, u arrestuan pasi kanë paraqitur pasaporta shqiptare dhe bileta me destinacion Turqinë. Gjatë kontrollit në vijë të dytë, secilit i janë gjetur të fshehura në këllëfët e celularëve, një kartë identiteti dhe një leje drejtimi sllovene, të cilat pas verifikimit në laborator rezultuan të falsifikuara.

Gjatë kontrolleve të imtësishme, në bazë të dyshimeve të krijuara, janë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë dhe më pas janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit N. H., 16 vjeç, i cili pasi ka paraqitur pasaportën shqiptare dhe biletë me destinacion Turqinë, gjatë kontrollit në vijën e dytë i janë gjetur të fshehura në trup një kartë identiteti dhe një leje drejtimi sllovene, të cilat pas verifikimeve në laborator kanë rezultuar të falsifikuara.

Po ashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe për shtetasen L. H., e cila udhëtonte me djalin e mitur, me destinacion Turqinë, pasi gjatë kontrollit iu gjetën të fshehura një kartë identiteti dhe një pasaportë sllovene me foto të ngjashme me djalin e saj, të cilat rezultuan të falsifikuara”, thote policia.

Policia Kufitare e Rinasit thote se do intensifikojë më tej kontrollet, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë , duke bashkëpunuar me autoritetet doganore dhe ato të aeroportit të Rinasit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu