Ndërpritet seanca në kuvend, Felaj nuk i jep fjalën Berishës: Nuk është pjesë e grupit të PD

0

Drejtuesja e seancës plenare në kuvend, Ermonela Felaj ka vendosur që mos t’i japë fjalën ish kryeministrit Sali Berisha.

Felaj tha se Berisha nuk ishte pjesë e grupit parlamentar të PD-së dhe se gjatë konferencës së kryetarëve të grupeve parlamwntare, ishte përcaktuar lista e diskutuesve për secilin grup parlamentar.

Kjo shkaktoi reagimin e deputetëve të PD të cilët nuk u pajtuan me vendimin për mos t’i dhënë fjalën Berishës. Më pas Felaj vendosi që seanca parlamentare të ndërpritej dhe të bëhej një pushim 5 minutësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu