Ndërpritet vaksinimi në Fier, Elbasan e Vlorë

0

Pesë muaj pasi ka kaluar Covid-19  shefja e sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino ka marrë dozën e parë kundër koronavirusit. Bino e ka ndarë lajmin në Facebook ku shkruan se thuajse çdo punonjës shëndetësor është vaksinuar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë  injeksionin e Pfizer për t’u mbrojtur nga Sars CoV2 e kanë marrë rreth 15 mijë e 600 mjekë dhe infermierë.  678 bluza të bardha tashmë mund të konsiderohen të imunizuara pasi kanë marrë të dy dozat e vaksinës anticovid.

Veç tyre injeksionin e kanë kryer dhe rreth 3,900 të moshuar mbi 80 vjeç dhe staf ndihmës në azile. Por për shkak të mungesës së vaksinës procesi po ecën me ritme të ngadalta.

Shqipëria deri tani ka siguruar rreth 32 mijë doza, 20 mijë prej të cilave janë injektuar. Sasia në dispozicin nuk mjafton  për të mbuluar të gjithë personelin mjekësor dhe të moshuarit. Kjo ka bërë që në Fier, Elbasan dhe Vlorë të ndërpritet procesi i vaksinimit.

Prej 48 orësh procesin i vaksinimin në qytetin e Elbasanit është ndërprerë. Deri më tani janë injektuar 1260 vaksina. Sot procesi është ndërprerë edhe ne Vlore për të rifilluar ditën e enjte me dozën e dytë të vakisinimit. Në Tiranë dhe Shkodër vaksinimi po vijon.

Në Shkodër ka nisur faza e dyte rivaksimin për mjekët që e kanë bërë dozën e parë të vaksinës. Që prej së hënës nuk janë vaksinuar më të moshuar mbi 80 vjeç. Qeveria pret që në Shqipëri të mbërrijnë në total 1.6 milion vaksina nga Pfizer dhe COVAX.

Ndërkohë që nga ky i fundit në vendin tonë nuk ka mbërritur ende asnjë dozë  nga kompania amerikan ministrja e Shëndetësisë  ka deklaruar se sasia e radhës do të vijë të hënën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu