Ndërroi jetë pas 5 ditësh në koma, kjo është 24-vjeçarja që u përplas me makinë nga shoferi i dehur

0

Një 24-vjeçare që mbeti e plagosur rëndë në një aksident në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë dje në spitalin e Traumës në Tiranë.

Bashkë me viktimën e cila qëndroi në koma për 5 ditë, mbetën të plagosur edhe tre anëtarë të familjes.

44-vjeçari Jetmir Daci përplasi 6 persona të familjeje ndërsa ata ishin pranë mjetit të tyre, pasi kishin ndaluar në ambientet e një lokali, rreth 30 m larg korsisë së rrugës.

Në testin e bërë rezulton se 44 vjeçari ka qenë i dehur në timon në nivelin 0.40 mg/l në momentin që ka përplasur familjarët.

Pas ngjarjes së rëndë autori u ndalua nga policia, por u lirua nga Prokuroria, ndërsa dje pas 5 ditësh, u vendos ndalimi i tij.

Artan Pishkashi, emigrant ishte kthyer në Shqipëri për një arsye familjare teksa është përballur me këtë aksident të rëndë.

Vajza tjetër e familjes 10 vjeçe ka thyer këmbën e po ashtu fraktura ka pësuar dhe vajza 6-vjeçare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu