Ndërron jetë akademiku Luan Starova

0

Akademiku Luan Starova ka ndërruar jetë sot. Mësohet se Starova ka mbyllur sytë në Maqedoninë e Veriut aty ku jetonte prej vitesh me familjen e tij. varrimi i të nderit do të bëhet nesër në varrezat e Butelit, ndërsa e falja përshëndetëse do të mbahet në Xhaminë e Çairit, pas namazit të drekës. Luan Starova ka lindur në Pogradec të Shqipërisë më 1941. Ai përfundoi studimet për letërsi dhe gjuhën frënge e për një kohë të gjatë puboi si gazetar.

Më vonë u pranua asistent në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë frënge në Fakultetin Filologjik të Shkupit, në të cilën ka qenë profesor për gjuhën frënge. Së fundmi ai ka qenë edhe lektor në Universitetin e Evropës Juglindore të Tetovës. Starova ishte anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë dhe të Akademisë Mesdhetare në Napoli. Ai ka botuar shtatë romane, dy vëllime me tregime, një me poezi, disa vëllime me ese dhe studime, ka përkthyer poetë të njohur francezë në shqip e maqedonisht.

Pas botimit të katër romaneve të para në frëngjisht: tre nga “Fayard” në Paris ( “Librat e Babait”, “Koha e dhive” dhe “Muzeu i ateizmit” ) dhe një prej “Les Editions de l’Aube” ( “Bregu i egzilit” ) dhe pas jehonës që i bëri kritika, disa nga romanet e tij u përkthyen në 14 gjuhë të ndryshme. Luan Starvoa renditet në ndër shkrimtarët shqiptarë më të përkthyer në botë.