Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare aktori i njohur francez, Jean-Paul Belmondo.
Belmondo ishte një aktor karizmatik që shpesh kryente lëvizje të guximshme, Belmondo gjatë viteve 1960 u bë një nga heronjtë kryesorë të komedisë dhe aksionit të Francës, raporton AFP.
Jean-Paul Belmondo i njohur nga të gjithë me pseudonimin “Bebel” ishte një figurë kryesore e gjeneratës së shquar të filmave evropianë të asaj periudhe. Ai ishte protagonist kryesor në filmin me serine që ai bëri me Godard-të cilat përfshinin “A Woman Is a Woman” dhe “Pierrot le Fou” – duke lënë një shenjë të paharrueshme.