Ndërron jetë në mënyrë të mistershme i burgosuri

0

Edmond Jonuzaj, 41 vjeç dhe i dënuar me 12 vite burg, ka ndërruar jetë në mënyrë të mistershme mbrëmjen e sotme.  Jonuzaj, po vuante dënimin në burgun e Drenovës në Korçë, ku i kishin mbetur edhe katër vite për të shlyer.

Mbrëmjen e sotme Edmond Jonuzaj është ndjerë keq dhe është nisur për në spitalin e Korçës. Por, pas mbërritjes në spital, ai ka ndërruar jetë, për arsye që ende nuk dihen.

Tashmë, Jonuzaj do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për tu zbuluar dhe shkaku që e bëri të humbte jetën. Nuk dihet nëse Jonuzaj ka pasur ndonjë përleshje në burg, apo nëse vuante nga ndonjë sëmundje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu