Ndërron jetë në moshën 94-vjeçare ish-kryeministri italian

0

Ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare ish-kryeministri italian, Ciriaco De Mita.

Ish-kryebashkiaku i Nusco-s vdiq mëngjesin e sotëm, në shtëpinë e të moshuarve, Villa dei Pini në Avellino.

Lajmi është bërë me dije nga nënkryetari i Bashkisë Nusco, Walter Vigilante. De Mita i ishte nënshtruar një operacioni në muajin shkurt për një frakturë që kishte pësuar  pas rrërzimit në shtëpinë e tij.

Më herët De Mita ka qenë sekretar i kristiandemokratëve, një ndër politikanët më të fuqishëm në Itali.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu