Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Parkun e Butrintit, ku një turist ka ndërruar jetë.
Mësohet se turisti i dentifikaur si Klaus Geyer, me origjinë nga Gjermania, ndodhej me një grup turistësh për të vizituar Butrintin, por në një moment nuk është ndjerë mirë. Nisur nga ky shqetësim është njoftuar menjëherë ambulanca e Sarandës. Mësohet se gjatë rrugës për në spital, i huaji është përkeqësuar më tepër dhe për rrjedhojë ka humbur jetën.
Sipas bluzave të bardha, dyshohet për atak kardiak që ndoshta mund të ketë ardhur nga temperatura e lartë. Trupi i tij ndodhet në morgun e spitalit dhe do të dërgohet për në institutin e mjekësisë ligjore në Tiranë për ekspertizë mjeko – ligjore.