KRUJË- Ka ndërruar jetë një i burgosur që po vuante dënimin e tij në burgun e Fushë-Krujës. Sipas raportimeve, i burgosuri, Afrim Shaqiri, 39 vjeç është dërguar pa shenje jete në spital.
Mësohet se Shaqiri ka qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe trajtohej me metadon.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta që sollën vdekjen e tij, por paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.