Me anë të një postimi, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka bërë të ditur lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të kapitenit të Rangut të III, Bledar Kasneci.
Me trishtim të thellë mësuam për ndarjen e parakohshme nga jeta të Kapitenit të Rangut III, Bledar Kasneci. Forcat Detare humbën një prej njerëzve më të përkushtuar, miqtë një shok të mirë e të kudogjendur, të afërmit njeriun e dashur dhe babanë shembullor. Ngushëllime familjes dhe kolegëve!