Ndërron jetë pas një infarkti mësuesi në Maliq, gjithçka ndodhi pasi doli nga mësimi

0

Ka ndërruar jetë pas një infarkti mësuesi në Maliq, i cili dyshohet të jetë rreth moshës 55-vjeçare.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në fshatin Marjan ku një mësues nga rrethi i Devollit, i cili punonte në këtë zonë, u gjet i pajetë në rrugë.

Mësuesi me iniciale A.B. ushtronte profesionin në shkollën e fshatit Marjan, një zonë e largët e Maliqit.

Pas procesit mësimor, rrugës për tek makina, mësuesi dyshohet se ka pësuar infarkt dhe ka ndërruar jetë.

Trupi po dërgohet në morgun e spitalit të Korccës pas disa orësh për shkak të distancës së largët dhe kushteve të vështira infrastrukturore në zonë, ndërsa policia po kryhen veprimet për rastin.