Ndërtimi i rrugës prek rrethimet e shtëpive të banorëve, përjashtohen kryeplaku e të punësuarit në bashki

0

Banorët e një lagjeje të fshatit Pirrë, Njësia Administrative Bubullimë në Lushnjë, ankohen se prishjet e mureve dhe rrethimeve të shtëpive të banorëve anash rrugës që po ndërtohet janë bërë në mënyrë selektive.

Sipas tyre, në fillim u tha që rruga do jetë e gjerë 7 metra, kështu banorët firmosën që muret rrethuese të banesave të tyre të prishen, por në fakt disa u toleruan edhe pse drejt banesave të tyre rruga nuk ka gjerësinë sa te banesat e tjera.

Dhe është pikërisht shtëpia e kryeplakut dhe një punonjësi të ujësjellës kanalizimeve, rrethimet e të cilave nuk janë prekur. Njëri prej tyre tregon se i prishën muret, ndërsa ata që kanë lidhje politike nuk ju prishën. “Ne nuk lejuam që të vazhdojë puna në rrugë për shkak të këtyre prishjeve selektive, tek shtëpitë tona u prishën tek ata që kanë lidhje politike nuk prishën” thotë një banorë. Madje sipas tij njëra është shtëpia e kryeplakut dhe tjetra e një punonjësi në bashki.

Kryeplaku për gazetarët mohon të ketë ndikuar që të mos prishet rrethimi i banesës së tij, madje ai thotë se ka kërkuar të shoh projektin, por askush nuk e ka pritur.

Administratori i Njësisë Administrative Bubullimë,Artan Mina, tregon se rruga po bëhet nga Bashkia Lushnjë, nuk e di sa do jetë vlera e investimit, dhe punimet janë ndërprerë për shkak të disa problemeve teknike në rrugë, por do rinisi puna dhe do prishen edhe ato pjesë rrethimesh që nuk janë prishur.

Gazetarët e Fiksit nuk morën një përgjigje nga bashkia për prishjen selektive të rrethimeve të banesave dhe as një afat se kur do rifillojnë punimet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu