PRISHTINË- Kosova do të presë sot në orën 20:45 te stadiumi “Fadil Vokrri” Turqinë për finalen e “play off”. Dardanët pas një fushate kualifikuese shumë pozitive dhe pas suksesit në gysmëfinale ndaj Sllovakisë, kërkojnë kualifikimin historik.
Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, teksa si trajneri Foda, ashtu edhe homologu Montella kanë ndarë mendjen për rreshtimet. Mungesë e rëndësishme, siç dihet te dardanët është ajo e Amir Rrahmanit. Te skuadra turke nuk ia del Demiral, për shkak dëmtimi.
Kosova: Muric; Dellova, Hajrizi, Hajdari; Vojvoda, Hoxha, Rexhbecaj, Muslija, Gallapeni; Asllani, Muriqi;
Turqia: Ugurcan, Kadioglu, Bardakci, Kabak, Celik; Calhanoglu, Yuksek; Yildiz, Guler, Alper; Akturkoglu.






