-“Balotelli? Ishte një tip pak i çuditshëm”. Këto janë fjalët e Simon Skrabb, që me Supermarion ka luajtur te Brescia. Mesfushori finlandez, tashmë një lojtar i lirë, ka treguar disa prapaskena nga dhoma e zhveshjes, që janë me të vërtetë të pabesueshme.
“Te Brescia askush nuk fliste anglisht dhe hera e parë që kisha Mario Balotellin për përkthyes – tha ai për Expressen – mbaj mend që në fillim ishte e gjitha e pabesueshme. Kur mbërrita ishte një dimër i bukur, debutova kundër Milanit dhe u kualifikuam me Finlandën në Kampionatin Evropian. Më pas erdhi Covid dhe gjithçka ndryshoi”.
“Menjëherë mendova se ai ishte një djalë i mirë – shtoi finlandezi- Në fillim ai ishte një lloj kapiteni për ekipin. Pastaj erdhi mbyllja dhe u zhduk paksa. Ishte pak i çuditshëm, ndiqte njerëzit me çakmak dhe llak flokësh për tu vënë zjarrin. Nuk e dije kurrë se çfarë do të shpikte”, ka thënë Skrabb për Balotellin.