Ndodh dhe kjo shumë afër Shqipërisë: Shoferi del nga rruga dhe përfundon brenda tualetit të shtëpisë

0

Një aksident i pazakontë automobilistik ka ndodhur në Shiroki Brijeg të Bosnje-Hercegovinës.

Sipas mediave të huaja bëhet me dije se drejtuesi i një makine, pasi ka humbur kontrollin, ka goditur shtëpinë e një familjeje, ka thyer murin rrethues dhe ka përfunduar brenda tualetit të banesës.

Ndër të tjera mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm, me orën lokale boshnjake, ndërsa mësohet se nga forca e goditjes mjeti ka rrëzuar një pjesë të murit të jashtëm dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në ambientet e brendshme të shtëpisë.

Deri më tani është bërë e ditur se fatmirësisht nga aksidenti nuk ka mbetur i lënduar asnjë nga personat që udhëtonin. Në vendin e aksidentit kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu