Ndodh e papritura/ Lulzim Basha telefonon Monika Kryemadhin: Jam LIVE në emision, më thonë që s’flasim bashkë

0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka telefonuar ‘live’ gjatë një emsioni televiziv kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhin.

Për të mohuar zërat se marrdhëniet e saj me Bahsën janë në krizë, Monika Kryemadhi iu përgjigj telefonatës së Bashës, i cili sapo ishte larguar nga studio e Blendi Fevziut i ka telefonuar.

“Një sekondë se po më telefonon zoti Basha. Zoti Basha jemi “Live” me Çim Pekën këtu, që thotë se nuk flasim bashkë”, i tha Kryemadhi-Bashës në telefon.

Ndërkohë më tej gjatë intervistës, Kryemadhi konfirmoi edhe një herë koalicionin zgjedhor me Partinë Demokratike dhe tha se Basha do të jetë kryeministri i ardhshëm.

“I marrim votat dhe hajde e bëjmë. A është partia më e madhe? I takona tij për të qenë kryeministër. Kemi firmosur më 23 prill 2019, në Hotel Tirana, kemi firmosur marrëveshjen për koalicionin zgjedhor, politik etj. Është PDIU, Republikanët, jemi ne, janë të gjitha partitë”, tha Kryemadhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu