Ndodh në Devoll/42-vjeçarja shantazhon dhe përndjek një burrë, i kërkon para për të mos i publikuar fotot intime që kishte me të!

0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur nëDevoll, ku ndryshe nga çfarë tregon trendi i akteve kriminale në raport gjinie dhe statistikat, këtë herë është përndjekur dhe shantazhuar një burrë, me qëllime përfitimi nga një grua.

E dyshuara është një grua 42-vjeçare, banuese në fshatin Miras.

Policia e Korçës bëri sot me dije, se e ka marrë nën akuzë, pasi dyshohet se shantazhonte duke i kërkuar para një 45-vjeçari, që të mos i publikonte disa foto të tyre.

Besohet se çifti kishte pasur lidhje të mëparshme dhe e dyshuara e ka shfrytëzuar duke e përndjekur, me qëllime që ta zhvasë, në këmbim të mosdenigrimit të tij me fotot që posedonte.

“Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasen B. D., 42 vjeçe, banuese në Miras, pasi dyshohet se ka përndjekur një 45-vjeçar, si dhe i ka kërkuar atij, shuma parash, që të mos publikonte disa foto të tyre”, bëri me dije policia vendore për rastin.

Ngjarja do hetohet më tej nga organi i akuzës, për të zbardhur rrethanat, raportin e mëparshëm të dy personave dhe shkaqet e shantazhit.