Ndodh në Gjermani/ Mori fëmijët për pushime në Shqipëri, gjobitet nëna shqiptare!

0

Një nënë shqiptare e ka pësuar së fundmi pasi mori fëmijët e saj dhe udhëtori nga Gjermania në Shqipëri.

Raportohet se ajo është gjobitur nga autoritetet gjermane pasi mori fëmijët e saj në udhëtim duke i shkëputur nga shkolla.

Mashtrimi u zbulua gjatë kontrollit të hyrjes në aeroportin e Memmingen-it.

Nëna 35-vjeçare tani duhet të përballet me një “gjobë të majme”, njoftoi në përfundim Policia Kufitare e Aeroportit.

Shkelja e detyrimit shkollor do të kalojë më pas për trajtim tek qarqet dhe bashkitë ku banojnë ata.

Autoritetet përkatëse do të vendosin mbi shumën e gjobës.

Prindërit duhet të llogarisin me gjoba nga 200 deri në 800 euro, ndërsa në raste të veçanta mund të arrijnë deri në 1000 euro.