Ndodh për herë të parë/ Ky është shteti ku prodhohen këpucë nga lëkura e këmbëve të pulës

0

Një punishte në qytetin Badung në rajonin e Javës Perëndimore të Indonezisë, bën këpucë nga lëkura e këmbëve e pulës, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipërmarrësi Nurman Farieka, 26 vjeç, filloi biznesin e tij të prodhimit të këpucëve, të quajtur Hirka, në vitin 2015 pasi zbuloi ditarin e babait të tij se si të nxihej lëkura e pulës.

“Lëkura e këmbëve të pulës ka të njëjtën strukturë si lëkurat e tjera ekzotike te gjarpërinjtë dhe krokodilët, ndaj ne e zgjedhim atë si një material alternativ”, thotë Nurman.

Nevojiten 64 këmbë pule për të bërë një palë këpucë lëkure.

Nurman dhe katër punonjësit e tij mund të përfundojnë një palë këpucë në dhjetë ditë, për shkak të kompleksitetit të procesit dhe punimit me dorë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu