Ndoti mjedisin, procedohet penalisht 39-vjeçari në Berat

0

Policia e Beratit ka nisur procedimin penal për një 39-vjeçar, i cili akuzohet për ndotje të mjedisit.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F.K., banues në Berat.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shtetasi F.K në vendin e quajtur “Gryka e pritës” në lagjen “Jani Vruho”, Berat, duke hedhur mbeturina inertesh dhe blloqe betoni.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme. Drejtoria e Policisë Berat apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, dëmtim të zonave të mbrojtura, ndotje të ajrit apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

DVP Berat fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu