Ndotja e lumit Shkumbin, ambjentalistët ngrejnë alarmin/ Mehmeti:Duhen marrë sa më parë masa

0

Lumi Shkumbin, 181 kilometra i gjatë, buron në malin e Valamarës me ujra të kristalta dhe të pandotura. Por, gjithçka ndryshon në grykëderdhjen në detin Adriatik, ku mbeturinat dhe ujrat e zeza po shkatërrojnë gjithçka. “Lumi Shkumbin është një nga lumenjtë më të ndotur në vend dhe shkak kryesor i kësaj gjendjeje janë shkarkimet e ujrave të zeza. Çdo ditë, në këtë lumë shkarkohen rreth 10 mijë m3 ujra të zeza”.Në lumin Shkumbin shkarkohen ujrat urbane të Bashkive të Prrenjasit, Librazhdit, Elbasanit, Cerrikut e Peqinit. Gjithashtu, po këtu, shkarkojnë ujrat e zeza edhe Komunat Rrajcë, tri fshatra të Komunës Qukës, Komuna Hotolisht, Komuna Qendër, Komuna Bradashesh, e më tej Rrogozhina dhe fshatra të tjera të Lushnjes, që ndodhen në anë të tij.Ambientalistët shprehen se gjendja paraqitet mjaft e rëndë për shkak se ujërat e lumit Shkumbin përdoren edhe për vaditjen e tokave bujqësore. Në asnjë zonë nuk ekzistojnë impiante për pastrimin e ujërave të zeza. Ambjentalisti Ahmet Mehmeti ngre shqetesimin e tij në lidhje me këtë dukuri. Dicka e tillë është një fenomen mjaft i pakëndshëm dhe dëmton në masë florën dhe faunen.

Por, lumi Shkumbin nuk ndotet vetëm nga shkarkimet urbane. Rrjedhjet nga vendgrumbullimet e mbetjeve urbane dhe shkarkimet industriale janë gjithashtu ndotës të rrezikshëm. Por, siç ndodh rëndom në monitorimet e kryera, gjithçka rezulton brenda normave, duke gënjyer inteligjencën qytetare, për atë çka shihet me sy të lirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu