Ndregjoni për vdekjen e Aranit Çelës: “Cofi një kriminel, në vend të vdiste në qeli, vdiq me të gjitha nderimet”

0

Besim Ndregjoni, president i Unionit të të përndjekurve politikë, ka folur në lidhje me vdekjen e Aranit Çelës, prokurorit famëkeq të kohës së komunizmit. Ndregjoni tha se ai vdiq pa vuajtur asnjë ditë pasojat e vendimeve të tij, si xhelat i komunizmit, ndërsa shtoi se politika shqiptare nuk ka pasur asnjë interes që të dënojë krimet e diktaturës.

Sipas Ndregjonit, Aranit Çela ka marrë më shumë se 600 dënime drejt qytetarëve të pafajshëm, vetëm e vetëm për shkak të ndikimit të tij stalinist. Kreu i unionit të të përndjekurve politik tha se Shqipëria është vendi i vetëm ku krimet e komunizmit nuk janë ndëshkuar, e madje përfaqësues rë atij regjimi mbajnë sot edhe pozita drejtuese në institucione.

“Cofi një kriminel, i cili në vend që të vdiste në një qeli burgu, vdiq me të gjitha nderimet në shtëpinë e tij. Vdiq duke marrë një pension të majmë, pa e vrarë ndërgjegja për krimet që i kishte bërë shoqërisë shqiptare, nëse prokurorët e nazizmit penalizonin një qytetat i vinin para një provë, ndërsa ky kriminel kishte vetëm një provë, mbrojtjen e ideologjisë më famëkeqe. Është për të ardhur keq që në Shqipëri kriminelët vdesin të qetë, bëhen pjesë e mediave, vdesin të nderuar, me një titull jo veteran i luftës, jo kështu.

E filloi me krimin në Shkodër që në 45-tën, dhe shkon në Korçë, ku ishte kampi më i madh i përqëndrimit të kësaj kohe, dhe vazhdon krimet. Nga 66 deri në 90 ai ishte kryexhelati shqiptar. Një kriminel që historia do ta mbajë mend si një kriminel të jashtëzakonshëm. Ky kriminel ishte i lindur për xhelat, po jap nga studimet që janë bërë rreth figurës së tij, ka qenë shok i ngushtë me kriminelin tjetër Kadri Azbiu. Në atë minut që Enver Hoxha e quajti armik Kadri Azbiun, ai ishte një kriminel që e gjykonte Kadri Azbiun sikur nuk e njihte fare.

Veprimtarinë e tij kriminale e di dhe fëmija në djep, çdo familje shqiptare, por çfarë bëri e ashtuquajtura demokraci shqiptare për 30 vite. E gjithë kupola e stalinizmit shqiptar, këto u dëmshpërblyen si të kishin qenë të përndjekur. Shumica e tyre kur u arrestuan u akuzuan për kafe, për dreka dhe darka, dhe jo për atë që kishte ndodhur në Shqipëri. Në vendin tonë nuk u dënua stalinizmi, progresraporti i BE thotë që Shqipëria nuk ka dënuar ende krimet e komunizmit, nuk ka gjetur ende eshtrat e të zhdukurve.

Politika shqiptare a u tregua kriminele, që nuk dënoi krimet e këtij xhelati? Ne nuk kemi bërë një rezolutë për të dënuar krimet e komunizmit. Është një skenë e përgatitur që në 90, sa më larg zbardhjes së krimeve të komunizmit, të përndjekurit ti përdorim për politikë, por që të mos i vendosim në qeveri asnjëherë”, u shpreh Ndregjoni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu