Ndryshime në nivele drejtuese në Policinë e Shtetit (Emrat)

0

Drejtori i Policisë së Lezhës Oltion Bistri është emëruar drejtor i forcave operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Burime bëjnë me dije për Fax News se Bistri ka zëvëndësuar në këtë post Bujar Ahmetin, i cili aktualisht është emëruar drejtor në drejtorinë e mbrojtjes së dëshmitarëve.

Aktulisht posti i drejtorit të Lezhës është bosh, pasi askush nuk është emëruar në këtë post. Burime bëjnë me dije se urdhrat nuk kanë dalë ende, por pritet që ditën e sotme çdo gjë të bëhet zyrtare.