Ndryshime në policinë e Lezhës, prurje të reja në strukturat drejtuese (EMRAT)

0

Ndryshime të tjera në policinë e Lezhës. Pas emërimit të Vehbi Bushatit në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë në Lezhë, janë ndryshuar edhe strukturat drejtuese të bluve. Pak javë pas marrjes së detyres nga Bushati, janë lëvizur edhe zëvëndës drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike Sadri Ramçaj, shefi i Komisariatit të Lezhës Ermal Ajdini, Shefi i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë si dhe Shefi i Stacionit Policor të Shëngjinit.

Zëvendës drejtor për Rendin e Sigurinë Publike i policisë vendore është emëruar Alfred Elezi, Shef Komisariati në Lezhë Artur Hebaj si dhe Shef i Stacionit Policor të Shëngjinit është emëruar Ardit Çela.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu