Ndryshimet e fytyrës së të riut që zhytej gjithnjë e më thellë në botën e krimit

0

Fotot e ndryshme të arrestimit të një të riu në SHBA tregojnë ndryshimet drastike të fytyrës së tij teksa vijonte të zhytej më shumë më botën e krimit.

Seria e fotove të burrit në Oregon, SHBA, tregon përplasjet e tij me ligjin dhe ndryshimet fizike që e shoqëronin me kalimin e kohës.

Një video e të ndaluarit Matthew Joseph Medlin, për krime të vogla dhe varësi nga drogat, është ndërtuar nga policia për të sensibilizuar ndaj varësisë dhe abuzimit.

Në një prej fotove shihet dhe një prerje në faqen e tij të djathtë që duket se i ka lënë shejë, shkruan rrjeti britanikUniLadible. Mediat thonin se Medlin ishte dënuar disa herë për akuza si sulm fizik, vjedhje, e shpërndarje drogash. Në fotot e shpërndara në rrjetin Reddit, shumë përdorues shprehnin keqardhje për të riun.

“Ka shumë dhimbje prapa atyre syve,” shkruante një përdoruese.

“E trishtë qe njerëzit nuk lindin kriminelë, por krijohen, shoqëria jonë i ka dështuar ata dhe ka transformuar më të dobëtit ,” shtonte një tjetër.

“Kjo ka të bëjë me sistemin burg të varfërisë, abuzimit dhe sëmundjeve mendore të patrajtuara, të cilat kthehen në krim”, shkruante dikush tjetër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu