Ndryshimet në statutin e PD të 11 Dhjetorit, ja gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen

0

Caktohet gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike për ndryshimet statutore të miratuara në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit. Shorti i hedhur sot në Gjykatën e Tiranës, ka përcaktuar gjyqtarin Agron Zhukri.

Një nga ndryshimet kryesore që u miratuan në statutin e ri është i ashtuquajturi neni “Basha”, ku kryetari i partisë lë mandatin menjëherë nëse humb zgjedhjet parlamentare dhe votëbesohet nëse humb zgjedhjet vendore. Por paralelisht dje në Gjykatë u depozitua edhe kërkesa e Partisë Demokratike, për pasqyrimin e ndryshimeve të statutit të partisë dhe të organeve të reja, të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17 korrik 2021. Edhe kjo çështje është regjistruar, ndërsa gjyqtarja e caktuar nga shorti është Blerina Muça.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu