Celibashi shton se ky buxhet duhet tu vihet në dispozicion subjekteve zgjedhore më para fushatës.
TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar ditën e sotme se ndryshimi i Kodit Zgjedhor është në interes të partive politike. Gjatë fjalës së tij në bashkëbisedimin me gazetarët, Celibashi theksoi se i kanë kërkuar gjithashtu Kuvendit që të miratojë sa më parë buxhetin për partitë politike në vend që do të marrin pjesë në zgjedhje. Celibashi shton se ky buxhet duhet tu vihet në dispozicion subjekteve zgjedhore më para fushatës.
“I kemi kërkuar Kuvendit që sa më parë të miratojë buxhetin për partitë politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhje. Me siguri ky buxhet do tu vihet në dispozicion subjekteve zgjedhore më para fushatës, pasi ky buxhet u është vënë në dispozicion në zgjedhjet e mëparshme shumë pak ditë para nisjes së fushatës ose në ndonjë rast edhe kur fushata kishte filluar”, tha Celibashi.