Marco Asensio, i cili dukej se ishte me një këmbë jashtë Real Madridit pasi nuk kishte vendosur ende nëse do të rinovonte kontratën me skuadrën Los Blancos (i skadon në 2023), situata e tij mund të marrë një kthesë në 180º.
Sipas SER Deportivos, sulmuesi do të mirëpriste qëndrimin. Edhe pse Carlo Ancelotti tha në një konferencë për shtyp se do të merrej një vendim pas Kupës së Botës në Katar, klubi kërkon përgjigjen më përpara.
26 vjeçari ka luajtur 7 ndeshje këtë fillim sezoni në La Liga, ku ka shënuar 1 gol dhe ka dhuruar 1 assist. Asensio është pjesë e Real Madrid pre vitesh, ndërsa më parë ka luajtur për Espanyol dhe Mallorca.
🎙️ Informa @PacojoSER | Novedades en la negociación de Asensio con el @realmadrid
‼️ El jugador sabe que fuera del Madrid hace mucho frío y se fija en el ejemplo de Casemiro en el Manchester United
👍 Su actitud ha cambiado y el Madrid se replantea reformular la oferta
[1/2] pic.twitter.com/PrzkBivdCV
— SER Deportivos (@SERDeportivos) October 24, 2022