Në 12:00 GJKKO jep masën ndaj Berishës, Rama në konferencë me gazetarët

0

Sot në orën 12:00, në Gjykatën e Posaçme do të mbahet seanca ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ku pritet të jepet vendimi, pas kërkesës së SPAK që kërkon “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore.

Ndërkohë në të njëjtën orë , kryeministri i vendit Edi Rama, ka lajmëruar të mbajë konferencën e fundvitit.

Konferenca do të mbahet në sallën e hartave në kryeministri, në orën 12:00.

Fokusi i konferencës do të jetë një përmbledhje e arritjeve e sfidave përgjatë vitit 2023, si dhe prezantim i objektivave për Vitin e Ri, 2024.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu