Ish-kryeministri Sali Berisha ka risjellë një video të marsit 2017 të kryedemokratit Lulzim Basha teksa mbante një fjalim brenda të ashtuquajturës “Çadra e lirisë”. Në fragmentin e shkëputur nga Berisha, Basha i drejtohej me një gjuhë të ashpër ndërkombëtarëve e konkretisht, shefes së Lartë të Politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherinit, duke i vënë kushte për Vettingun.
“S’ka vetting pa zgjedhje të lira të ndershme. S’ka zgjedhje të lira pa qeveri teknike” Paraditen e sotme Basha tha nuk ka bisedime por vetëm dialog për të përcaktuar largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike. Përndryshe, vala popullore do e rrëzojë. Bëjeni Vettingun se do të hapim negociatat. Ne në shqip i themi broçkulla. Po anglisht si i thonë, kush di anglisht këtu?,”-thoshtë Basha duke bërtitur, ndërkohë që tonet i uli vetëm më ditën e takimit me kryeministrin Edi Rama, më 17 maj.
Por duket se historia ëshë përsëritur edhe sot, pasi sërish Basha i është dorëzuar i tëri Ramës, duke votuar edhe njëherë për zgjatjen e afateve të Vettingut. Ndërkohë që është kënaqur me çfarë kryeministri i ka premtuar në këmbim. Nga ana tjetër, vetë Berisha nuk ka denjuar as ta komentojë qëndrimin e Bashës, por i ka nxjerrë vetëm videon.
“Sot “bërtet” votoni Vetingun për Integrimin! Por ja si i drejtohej dikur Lil Brava përfaqësuesve europiane! Sb,”-shkruan Berisha krahas videos.





