Greqia ka regjistruar 19, 075 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 111 pacientë kanë humbur jetën.
Ndërkohë numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 1, 812, 384 raste, prej të cilëve 49,8% janë meshkuj.
Sakaq që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 22, 784 viktima, ku 95 % kishin sëmundje shoqëruese dhe i përkisnin moshës 70 vjeç.
Numri i pacientëve në intubim ka arritur në 655 pacientë.