Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2, ndërsa 7 qytetarë rezultojnë pozitivë

0

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje të mos neglizhohen vaksinimet anticovid. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2, një qytetar 67 vjeç, nga Saranda, ndërkohë janë kryer 303 testime, nga të cilët 7 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19.

Është Tirana ajo që ka përqendrimin më të madh të rasteve, nga të cilat 5 janë aty, 1 në Durrës dhe 1 në Vlorë. Në të gjithë vendin janë 154 qytetarë aktivë. Ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë.

NJOFTIMI: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 303 testime, nga të cilët 7 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19:

5 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Durrës, Vlorë.

Janë 154 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2, një qytetar 67 vjeç, nga Saranda.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,961 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 18 Mars 2023)

Raste të reja ditore: 7, Të shëruar në 24 orë: 6, Të shtruar në spitale: 4, Humbje jete në 24 orë: 1, Testime ditore: 303, Testime totale: 2,045,552, Raste pozitive: 333,716, Raste të shëruara: 329,961, Raste Aktive: 154, Humbje jete: 3,601

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë: 136, Berat: 7, Fier: 5, Vlorë: 3, Durrës: 2, Shkodër: 1


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu