“Në bankat e Zvicrës janë fshehur paratë e kanabizimit të Shqipërisë”, Braho me deklaratë të fortë: Nëse Rama më jep autorizim, unë mund të…

0

Ish-deputeti i PS-së Spartak Braho bëri sot një deklaratë të fortë, duke u shprehur se janë fshehur paratë e kanabizimit të Shqipërisë.

Braho tha se nëse i jep autorizim kryeministri Rama ai mund t’i çojë organet kompetente në gjurmët e parave.

Mes të tjerash ish-deputeti zbuloi emisionin “Frontline” në “News 24” se mafia italiane është bërë transportuesja më e madhe e vlerave monetare nga Shqipëria në bankat e Zvicrës.

“Mua po të më autorizoj vetë z. Rama. E çoj atje ku janë fshehur këto para. Unë dua autorizim. Sepse është një operacion që prek shumë struktura. Duhet të jep ai autorizimin për të vajtur te ajo shprehja: Ndiq paranë… Edhe do t’i them ja ku i ke paratë e kanabizimit të Shqipërisë në ato vite. Ato përrallat me Guardia Di Financan t’i shesë diku tjetër. Mafia italiane është bërë transportuesja më e madhe e vlerave monetare nga Shqipëria te bankat e Zvicrës. Organet e drejtësisë u morën me disa Habilaj që ishin vrima e fundit e kavallit. Ka peshq më të mëdhenj, patjetër”, tha Braho.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu