‘Në çdo zgjedhje kështu ka bërë’! E akuzoi se i ngacmoi të bijën dhe e goditi në qendrën e votimit, flet komisioneri i PS: Me shau nga nëna!

0

Në një qendër votimi në Pogradec është regjistruar një incident fizik mes komisionerit të PS dhe një qytetari.

Sipas komisionerit, konflikti nisi kur qytetari e akuzoi për ngacmim ndaj vajzës së tij gjatë një momenti kur po votohej një person me aftësi ndryshe.

Komisioneri ka deklaruar për mediat se është ndjekur protokolli i trajnimit për të ndihmuar personat me nevoja të veçanta dhe se sulmi ndodhi pa arsye të justifikuar.

Ai tha gjithashtu se personi në fjalë është përfshirë në sjellje të ngjashme edhe në zgjedhjet e kaluara. Rasti është raportuar në polici.

Enton Gega: Ishte një çupkë, në fillim i lamë të votonin se në trajnim kështu na thanë që do t’i linim të votojnë me ndihmsa, se janë qorra. I thashë unë gjynah…kur më vjen ai e më thotë pse me ngacmove çupën, më shavi dhe më goditi në vesh, më futi thonjtë. Në çdo zgjedhje kështu ka bërë gjithmonë. Si surrat e njeh. Dolëm këtu jashtë , më shau më ofendoi nga nëna, mua më thonë Toni Myfitit, atij i thonë Luanin Minesë, atë e njohin nga mamaja mua më njohin nga babai.