“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe te numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.
Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar te “Big Brother VIP 4” dhe ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…
Në vend të pestë renditet Gjesti, i cili nuk ka ndryshuar në numrin e tij të ndjekësve në “Instagram”. Teksa javën e kaluar ai rezultoi me humbje, këtë herë Gjesti numëron sërish 609K. Po ashtu dhe Gerta Gixhari nuk ka ndryshuar në numrin e saj të ndjekësve, duke numëruar sërish 120K.
Në vend të tretë për këtë javë, qëndron Loredana Brati. Njësoj si javën e kaluar, ajo numëron sërish 162K, duke mos patur asnjë ndryshim.
Rozana Radi nga ana tjetër, numëron këtë javë 470K, duke fituar kështu 1 mijë ndjekës më shumë, nga 469K që ishte javën që lamë pas. Me po të njëjtin numër të shtuar ndjekësish rezulton edhe Egli Tako. Nga 362K, ajo tani numëron 363K.