Papa Françesku kremtoi në Romë meshën e 9-të në krye të kishës katolike në ditën e Krishlindjes. The guardian raporton se së bashku me Papa Françeskun meshën e Krishtlindjes e kremtuan edhe 26 kardinalë dhe 18 peshkopë. Thirrja e tij në ditën festive tregon se ai synon të zgjidhë konfliktet që variojnë nga grindjet familjare deri te kërcënimet për luftë. Mesazhi qendror i Papës: thjeshtësia është virtyt.
“Ne vazhdojmë të jemi dëshmitarë të një numri të madh konfliktesh, krizash dhe mosmarrëveshjesh. Këto duket se nuk mbarojnë kurrë; deri më tani as nuk i vëmë re ato. Jemi mësuar aq shumë me ta sa tragjeditë e mëdha po kalojnë tani në heshtje, rrezikojmë të mos dëgjojmë britmat e dhimbjes dhe ankthit të kaq shumë vëllezërve dhe motrave tona.”– tha Papa.
Më pas ai iu dha një mesazh njerëzve që në këto ditë festive të heqin dorë nga ankesat dhe lakmia.
“Të mos qajmë për madhështinë, që nuk e kemi. Të pushojmë së ankuari dhe të heqim dorë nga lakmia që na lë gjithmonë të pakënaqur”, tha Papa.
Gjithashtu një ditë më parë, gjatë meshës së tij të mesnatës në mbrëmjen e Krishtlindjes në Bazilikën e Shën Pjetrit, Papa kishte bërë thirrje për më shumë solidaritet me ata që jetojnë në varfëri.