Teksa në Evropë temperaturat gjatë këtyre ditëve arrijnë deri në 40°C, banorët e shkretëtirës më të thatë në botë, Atacama, në Kilin verior, u zgjuan me një pamje marramendëse: peizazhi i saj i famshëm hënor i mbuluar me borë.
“E pabesueshme! Shkretëtira Atacama, më e thata në botë, është e mbuluar me borë”, shkroi në X observatori Alma, i vendosur 2,900 metra mbi nivelin e detit, duke postuar një video të hapësirave të gjera të mbuluara me të bardhë.
@elcomerciope Cae nieve en el desierto de Atacama, el más árido del mundo, en el norte de Chile:“Fenómeno no se presenciaba hace 10 años”❄️ 🚨🇨🇱🏜️ #DlComercioPerú #desiertodeatacama #nieve #Chile #Desierto #Atacama #insolito #loultimo #Noticias #desiertonieve #viral #virales ♬ Minimal for news / news suspense(1169746) – Hiraoka Kotaro
Observatori shtoi se ndërsa bora është e zakonshme në pllajën Chajnanator aty pranë, e vendosur në më shumë se 5,000 metra dhe shtëpia e teleskopit të saj gjigant, objekti i tij kryesor nuk kishte parë borë për një dekadë. Shkencëtari i klimës në Universitetin e Santiagos, Raul Cordero, i tha AFP-së se ishte shumë herët për të lidhur borën me ndryshimet klimatike, por shtoi se modelimi i klimës kishte treguar se “kjo lloj ngjarjeje në shkretëtirën Atacama ndoshta do të bëhet më i shpeshtë”.