Në “Fadil Vokrri” kërkohet mrekullia, “Dardanët” kundër Xhakës e Shaqirit

0

KOSOVE – Luhet Kosovë – Zvicër, një përballje me aromë derbi, me emocione që kapërcejnë ato sportive, pasi në “Fadil Vokrri” do të zbresin Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, dy “yjet kosovarë” të Zvicrës, liderë të padiskutueshëm të një skuadre që dekadën e fundin ka shënuar arritje të konsiderueshme në futboll.

Kosovës, me vetëm tri pikë të grumbulluara në katër sfidat e para, i duhet një mrekulli para tifozëve “dardanë” për t’u kthyer në garë të paktën për vendin e dytë.

Trajneri slloven, Gliha, përballë formacionit helvet ka vendosur të hedhë në fushë këta lojtarë: Në portë i zakonshmi Muric; në mbrojtje, nga e djathta në të majtë: Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada. Në mesfushë janë rreshtuar: Valon Berisha, Loshaj, Fazliji e Bernard Berisha, kurse në sulm dyshja Muriqi-Rashica.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu