Në Francë u dogjën mbi 850 makina gjatë ndërrimit të viteve

0

Prej disa vitesh Franca ndjek traditën e djegies së makinave natën e ndërrimit të viteve. Sipas njoftimeve të mediave të huaja, policia franceze në një deklaratë tha se 874 makina u dogjën gjatë festimeve të Vitit të Ri. Kjo traditë është bërë e përvitshme në periferitë franceze që kur nisën protestat në vitin 2005 në disa qytete.

Studimet tregojnë se veprime të tilla kryhen më së shumti nga të rinj nga komunitete të varfra dhe djegia e makinave është një formë proteste kundër shtetit, të cilin e fajësojnë për mungesën e mundësive ekonomike. Rreth 95 mijë punonjës policie dhe 32 mijë zjarrfikës u angazhuan gjatë ndërrimit të viteve. Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin tha se në vitin 2021 janë djegur 874 automjete, krahasuar me 1,316 automjete në vitin 2019, duke theksuar se viti 2020 ishte kur ishte vendosur shtetrrethimi për shkak të Covid.

Darmanan shpjegoi se forcat e sigurisë arrestuan 441 persona (376 në 2019) dhe 381 persona u mbajtën në paraburgim.

Burimi: siasi.pk | joq

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu