Në gjendje të rënduar psikologjike pas divorcit me gruan, ky është gardisti që vrau veten sot në mëngjes

0

Një ngjarje tragjike u regjistrua në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte, ku 47-vjeçari Gentian Lelçaj u gjet i vdekurbrenda automjetit të parkuar në garazhin e banesës së tij.

Sipas policisë, Lelçaj, i cili rezulton të ketë qenë punonjësi Gardës së Republikës, dyshohet se ka qëlluar veten për vdekje me armën e tij të shërbimit.

Shkak thuhet se është bërë gjendja e rënduar psikologjike e 47-vjeçarit, e ardhur si pasojë e procesit të divorcit me bashkëshorten e tij.

Ndërkohë, që hetimet janë duke vijuar, nëpër media po qarkullon dhe fotoja e Gentian Lelçaj i cili po ashtu mësohet se ka lënë pas një djalë të mitur.