Në kërkim ndërkombëtar/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari pjesë e organizatës kriminale

0

Gjykata e Tiranës ditën e sotme ka vendosur që të ekstradojë drejt Italisë një emër të njohur, Baftjar Qosja.

40-vjeçari prej kohësh ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane pasi akuzohet për veprën penale të “Organizat kriminale dhe Grabitje me armë”.

Baftjar Qosja është arrestuar në Tiranë në rolin e drejtuesit të organizatës kriminale siguronte automjetet dhe armët, me qëllim kryerjen e krimeve. Ky shtetas është akuzuar dhe për mbajtje të armëve në publik.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Torinos/Itali, në vitin 2019, ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Organizatë kriminale” dhe “Grabitje me armë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu