Në kërkim për dhunë në familje e përndjekje, arrestohet 60 vjeçari në Durrës. Në pranga tre shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale

0

Në prangat e policise Durrës kanë rënë 4 persona për vepra të ndryshme penale.

Një 60 vjeçar i cili ishte banues në Fllakë është ndaluar nga policia pasi ka qënë në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshëme e lirisë pasi Gjykata e Apelit Durrës i ka caktuar 60-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ndërsa për vjedhje të ndryshme janë arrestuar në flagrancë dy shtetas të tjerë, U.C. 33 vjeç, banues në Durrës pasi ka vjedhur sende personale në automjetin e një shtetasi dhe shtetasi B.R. 36 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi në kohë të ndryshme, ka vjedhur sasi alumini, në një firmë ndërtimi.

Specialistët e qarkullimit rrugor kanë ndaluar shtetasin A.K. për drejtimin e mjetit në mënyrë të parregullt pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 14 ditë burgim.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 2 prej tyre në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin U. C., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi ka vjedhur sende personale në automjetin e një shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja” , shtetasin B. R., 36 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi në kohë të ndryshme, ka vjedhur sasi alumini, në një firmë ndërtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin të Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasit të kërkuar Q. L., 60 vjeç, banues në Fllakë, Durrës, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshëme e lirisë, pasi Gjykata e Apelit Durrës i ka caktuar 60-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim A. K., për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 14 ditë burgim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu